Nis shpërndarja e dhuratave nga klubi Rotari

Sociale | 6 vite më parë

Klubi Rotari në Korçë ka nisur sot aktivitetin e kthyer tashmë në traditë prej 8 vitesh, atë të shpërndarjes së pakove me dhurata nga fëmijët anglezë për fëmijët shqiptarë. Megjithëse një vit pandemie ky aktivitet nuk u anullua, por është duke u zhvilluar në përmasa më të vogla se vitet e kaluara, pasi në dispozicion të fëmijëve të kopështit dhe klasave të para e të dyta janë rreth 4000 pako me dhurata, nga më shumë se dyfishi që kanë qenë vitet e kaluara. Kështu është shprehur Gjergji Papa, president i klubit Rotari, ndërsa tha se është përzgjedhur pikërisht dita e sotme për nisjen e këtij aktiviteti, pasi sot mbushen plot 116 vite nga themelimi i klubit Rotari në botë.

Anëtarët e klubit Rotari kanë vijuar shpërndarjen e dhuratave për vogëlushët në kopështe dhe shkolla sipas një grafiku të mirëpërcaktuar dhe sipas listave të marra më parë nga drejtoria arsimore lidhur me numrin e nxënësve që ndodhen në çdo institucion. Për shkak të pandemisë së koronavirusit anëtarët e klubit Rotari në respekt të masave parandaluese për përhapjen e virusit, i kanë dorëzuar dhuratat tek mësuesit dhe drejtoritë e shkollave e kopështeve, të cilët më pas do të kryejnë shpërndarjen për nxënësit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme