Nis turi 2 javor i Miss Shqipërisë

25 finalistet e Miss Shqipërisë 2023 do të nisin rrugëtimin në qytetet më historike të vendit më 23 qershor. Turi do të zgjasë 2 javë ndërsa eventi përmbyllës do të organizohet në Tiranë, ku dhe do të kurorëzohet bukuria shqiptare.
Audicionet e 7 ditëshit të parë të qershorit përcaktuan 25 finalistet pjesëmarrëse në event, dhe mbrëmjen e së dielës u prezantua program i punës, si dhe stafi që do të udhëheq këtë produksion nën drejtimin e producentit Petri Bozo. Mes emocioneve disa nga vajzat pjesëmarrëse rrëfejnë përshtypjet e para.
Në 25 vite Miss Shqipëria ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm në vendet më të bukura të Shqipërisë , ku llogariten orë të tëra pune, xhirime, intervista, prezantime dhe klipe me bukuroshet shqiptare ndër vite.
Por këtë vit në eventin e Miss Shqipërisë nuk do të mungojnë edhe risitë.
Turi i Miss Shqipërisë do të zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut, për tu rikthyer në 8 korrik në Tiranë për të përzgjedhur edhe vajzën që do të mbaj këtë vit kurorën e të bukurës shqiptare.
Gazetare Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




