Nis zbatimin program i kodimi për fëmijët që në klasë të parë, Muzhaqi: Do hapin rrugën për Shqipërinë e Teknologjisë

Sociale | 4 vite më parë

Me fillimin e vitit të ri shkollor nisi edhe zbatimi i kurikulës së kodimit në klasa të para, në të paktën 100 shkolla të arsimit bazë publik të vendit që janë të pajisura me laborator të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe drejtoreshën e Inovacionit pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Inovacionit, Romina Kostani, të cilët kanë prezantuar këtë risi nga inaugurimi i laboratorit digjital, në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada”.

Pjesë e këtij eventi ishin përfaqësues nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nxënës të kësaj shkolle të cilët janë përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti të ri në Shqipëri, mësues e përfaqësues të ndryshëm të institucioneve respektive.

Sipas Muzhaqit, “këta fëmijë do të hapin rrugën për Shqipërinë e Teknologjisë”, ku fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë do mund të konkurrojnë me bashkëmoshatarët e tyre evropianë.

Ky program do të zbatohet nga Qeveria shqiptare në bashkëpunim me AADF-në, të cilët do të sigurojnë që të gjithë njohuritë që përfshihen si pjesë e kurikulës, që të jenë në linjë me kërkesat e një tregu gjithmonë e në zhvillim.  Ndërsa synon që fëmijët të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të përdorur teknologjinë në mënyrë kuptimplotë dhe produktive, jo thjesht përdorues pasiv.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme