Nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi, interes i lartë nga fermerët në Lushnjë dhe në Shkodër

Sociale | 4 vite më parë

Me radhë të gjata ka nisur dita e parë e aplikimeve për subvencione në bujqësi. Të paktën mbi 300 persona kanë kërkuar shërbim për 1 ore në dy pikat e hapura në Lushnjë.

Pavarësisht se aplikantët mund të përdorin edhe aplikacionin e-albania, pjesa më e madhe e tyre nuk e zgjedhin këtë variant për shkak të mungesës së njohurive për përdorimin e platformës.

Por nga ana tjetër edhe sistemi online ka qenë i mbingarkuar për shkak të numrit të madh të aplikative çka ka sjell ngadalësimin e tij.

Nga data 20 mars deri në 11 prill janë të hapura skemat mbështetëse në bujqësi. Në ditën e parë shumica e fermerëve ishin të interesuar për skemën e naftës pa akcizë. Kjo ka sjellë bashkimin e sipërfaqeve bujqësore nga shumë fermerë për të përfituar nga skema, duke u grupuar.

Pavarësisht se është hequr kriteri kush aplikon i pari përfiton, kjo nuk solli uljen e numrit të radhëve të pritjes. Për sa i përket dokumentacionit këtë vit nuk ka probleme me sigurimin e tij.

Edhe në Shkodër interesi i fermerëve për të përfituar nga mbështetja financiare në bujqësi është i lartë. Pjesa më e madhe e tyre u janë drejtuar Agropikave, ku marrin dhe asistencën e nevojshme për realizimin e aplikimeve .

/Rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme