Nisin “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, 20 shtete pjesëmarrëse

Kulturë | 3 vite më parë

Kjo e martë shënon çeljen e kalendarit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, e cila nis me inaugurimin e mozaikut të restauruar të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar, sonte në mbrëmje në orën 19:00, në sheshin “Skënderbej”.

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” do të zhvillohen me një kalendar të larmishëm kulturor, duke e nisur këtë udhëtim kulturor në Tiranë më datë 16 Maj me një program të unifikuar nën siglën e Bashkimit Europian, për ta përmbyllur në fund të vitit me Kosovën, që kulmon edhe me festat tona kombëtare.

Ndryshe nga viti i kaluar, në të cilin ishin pjesëmarrës 18 shtete, këtë vit do të jenë prezente 20 vende të ndryshme. Holanda, Mali i Zi dhe Azerbajxhani vijnë për herë të parë në edicionin e dytë të këtij eventi të madh kulturor, ndërsa Suedia dhe Emiratet e Bashkuara, janë 2 shtetet që nuk e kanë pranuar ftesën, ndërkohë mbetet ende e pakonfirmuar Turqia.

Për “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, Ministria e Kulturës ka vënë në dispozicion një buxhet prej 1milionë euro, ndërsa edhe vendet pjesëmarrëse nga ana tjetër, do të japin kontributin e tyre financiar për organizimin e këtyre javëve përkatëse. Ky prezantim i kalendarit të “Javëve Kulturore Ndërkombëtare” u bë në prani të trupës diplomatike të shteteve pjesëmarrëse.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme