Nisin punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë/ Rama: Ky projekt çliron rrugën e zënë nga drejtësia e korruptuar

Politikë | 4 vite më parë

Pranë Parkut të Liqenit kanë nisur punimet për krijimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Në hapjen e punimve ka qenë i prainishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky projekt pritet të jetë një hapësirë modernizimi jo vetëm për kryeqytetin por për të gjithë Shqipërinë. Ndërsa vuri në dukje se pas ndërtimit të godinës së re të Bibliotekës Kombëtare, ky projekt synon njëherësh çlirimin e rrugës së zënë nga drejtësia e korruptuar.

“Ishte e paimagjinueshme tani që fëmijët të mos kishin një qendër të denjë artistike dhe kulturore, një teatër kukullash, por vazhdonin të frekuentonin teatrin e vjetër, i cili edhe ai tani i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Megjithatë ja ku i erdhi dita edhe kësaj vepre të re, e cila siç e patë nga prezantimi nuk do të jetë vetëm një hapësirë për të gjitha kushtet për fëmijët, por do të jetë një tjetër shenjë e modernizmit të Shqipërisë dhe kryeqytetit. Kjo godinë do të jetë një vlerë e shtuar. Së bashku me Bibliotekën Kombëtare, që është një tjetër projekt fantastik që siç na duhet të çlirojmë rrugën e zënë nga drejtësia e korruptuar me truallin në anën tjetër, ashtu na duhet të sigurojmë edhe financimin masiv që ka nevojë”, u shpreh kryeministri Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme