Nisin rekrutimet për ushtarë dhe detarë në FA, shtetasit duhet të aplikojnë në mjekët e pranimit QPR

Aktualitet | 3 vite më parë

Rekrutimet për ushtarë  dhe detarë në forcat e armatosura kanë nisur qysh prej muajit të kaluar, dhe e kthyer tashmë në një traditë në të gjithë vendin çdo i ri apo maturantë mund të marrë informacione për të kryer më pas aplikimin në qendrat e hapura, siç është në kryeqytet.

Në qendrën e personelit të rekrutimit në kryeqytet, majore Denisa Pëllumbaj, thotë për RTSh, të shumtë janë ato të rinj të cilët duan të  bëjnë karrierë në forcat e armatosura ndërkohë që vetë ajo i shpjegon në detaje rrugët që duhen ndjekur.

“Në pikën e rekrutimit këtu në qendër të Tiranës janë të interesuar student por edhe të rinj të cilët duan të bëhen pjesë e forcave të armatosura jo vetëm si ushtare dhe detar aktiv në forcat e armatosura por edhe si student. Në krahasim me vitet e tjera numri është më i lartë, kemi 390 kuota aktualisht janë rreth 20-30 persona në ditë që interesohen në çdo pikë rekrutimi,” tha majore Denisa Pëllumbaj.

Pjesë e forcave të armatosura janë edhe gratë, që vitet e fundit edhe numri i tyre është rritur në radhët e ushtrisë.

“Forcat e armatosura kanë një limit në numrin e femrave të cilat pranohen që varion 13-15% e numrit total që pranohen por shoh një numër të madh të femrave që duan të bëhen pjesë e jonë,” tha Pëllumbaj.

 Pjesë e ushtrisë bëhet çdo i ri nga mosha 18 – 27 vjeç që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundra ligjshme apo kriminale, ndërkohë që edhe faqja zyrtare e ministrisë së mbrojtjes ka të dhënat që kërkon procesi i rekrutimit.

Gazetare: Melisa Shameti

/RTSh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme