Nisje jo e mirë e Botërorit nga Leclrec

Botërori 2023 në Formula 1 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Charles Leclerc. Dy daljet nga gara, fillimisht për shkak të një problemi me Ferrarin e tij në Bahrein dhe më pas për një gabim në Australi, i kanë mundësuar atij të marrë vetëm 6 pikë në tre gara, rezultat i një vendi të shtatë në Arabinë Saudite.
Frederic Vasseur, megjithatë, nuk u shfaqet i shqetësuar për vendosmërinë e pilot nga Monako. “Nuk kam asnjë dyshim për motivimin e Charles. Ai e di që kjo mënyrë e fillimit të sezonit sigurisht nuk ishte qëllimi që kishim – – ka thënë drejtuesit i ekipit të Maranellos. – Dalja nga gara në Bahrein, penalltia në Jeddah, pastaj një tjetër gabim që i kushtoi garën në Melburn. Sigurisht që nuk ishin në planet tona, por ju siguroj që motivimi është aty. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të dhe e di që kjo nuk do të ndikojë në “humorin” e tij.
Vasseur ka besim se Leclerc do të rikthehet konkurrues në garë. “Pilotët shpesh përballen me intervista menjëherë pas përfundimit të garës, dhe ata sigurisht që nuk mund të jenë të lumtur, sidomos kur diçka nuk shkon mirë – shtoi Vasseur. – Do të isha më shumë i shqetësuar nëse ata do të ishin të qetë dhe të kënaqur me situatën. Gjëja më e rëndësishme për mua është t’i mbaj të gjithë të motivuar, duke shtyrë në të njëjtën drejtim dhe duke mbështetur ekipin. E di që motivimi nuk është aspak problem. Natyrisht që rezultatet nuk janë ato që prisnim, por të gjithë e dimë këtë”. B.K.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




