Një Barcelonë e shpërqendruar nga festimet i dorëzohet Sociedadit

Spanjë | 3 vite më parë

Humbje pa ndikim në shtëpi për Barçën, e cila përballë 88,049 tifozëve që u dyndën në Camp Nou për të festuar Ligën e 27-të të certifikuar javën e kaluar, u dorëzua përballë një Real Sociedad të vendosur për të mbyllur llogaritë për pozicionin e 4-të, që vlen një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Baskët, pasi u ofruan kampionëve të rinj të gjithë respektin e duhur kur hynë në fushë, e zgjidhën ndeshjen me një gol në çdo pjesë loje, me Mikel Merino dhe Sorloth. Në fund Leëandoëski ëmbëlsoi disi situatën, me golin spektakolar të finales 2-1. Sukses që u mundëson djemve të Imanol Alguacilit të ruajnë një diferencë prej 5 pikësh përpara Villarrealit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme