“Një dasmë e hatashme”, komedia e Kiço Londos mirëpritet në Korçë

Kulturë | 4 vite më parë

“Një dasmë e hatashme”, një komedi tipike britanike, që e sjell në skenën teatrore regjisori Kiço Londo, është mirëpritur këtë fundjavë nga artdashës të shumtë në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës.

Loja e mrekullueshme e aktorëve Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Ëngjëll Hoxha, përfshiu një numër të pafund përplasjesh dhe situatash tepër komike e të bukura.

Shfaqja prodhim i teatrit shëtitës “Çajupi” ka lënë mbresa tek publiku korçar i cili ka mbushur sallën e teatrit për dy netë me radhë.

Regjisori Kiço Londo tregon se ajo që e ka ngacmuar më shumë për ta sjellë këtë komedi në skenë është linja e dashurisë.

Emocione të shumta kanë përjetuar edhe aktorët që kanë interpretuar në këtë shfaqje, përballë një publiku që i ka mirëpritur duke duartrokitur gjatë lojën e tyre. 

Fabula e thjeshtë e komedisë angleze, ku spikasnin karaktere dhe situata dinamike, ka përcjellë mjeshtërisht mesazhin se pavarësisht keqkuptimeve apo intrigave, dashuria triumfon.

Pas Korçës, teatri “Çajupi” do të çojë komedinë “Një dasmë e hatashme” edhe në skena të tjera të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme