Një ditë pranvere në fshatin Peshkëpi e poshtme

Peshkëpi e poshtme quhet një fshat në bashkine e Dropullit. Një fshat i madh me shtëpi të ndara nëpër lagje afër dhe larg njëra-tjetrës. Me banorë puntorë dhe mikpritës.Tani në të sipas banorëve, kanë ngelur vetëm 50 frymë të cilat meren kryesisht me punët e stinës së pranverës, me blegtorinë e bujqësinë. Ata duke treguar pak të dhëna për fshatin e tyre, thonë se jetesa në këtë fshat është e mirë.
“Në fshatin tonë jeta është e qetë, kalojmë mirë, vetëm se na mungojnë të rinjtë që kanë ikur në mërgim.Kryesisht këtu kanë ngelur të moshuar. Ata pak që kanë ngelur këtu merren me blegtorinë e bujqësinë” thonë banorët
Akoma vazhdojnë banorët e Peshkëpisë së poshtme, traditat e mëparshme të fshatit. Disa prej tyre ndërkaq kanë ikur në mërgim për të fituar të ardhura dhe për të rindërtuar apo mirëmbajtur banesat e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




