Një pemë ulliri në kujtim të neurologut Drini Dobi

Sociale | 6 vite më parë

Tashmë në oborrin e brendshëm të  Shërbimit të Neurologjisë në QSUT, do të qëndrojë i mbjellë një pemë ulliri, e cili mban emrin e doktorit të shkencave mjekësore, neurologut Drini Dobi që u nda nga jeta si pasojë e infektimit më COVID-19.  
Sot Drini mbushi 40 ditë që nuk ndodhet më pranë familjes, shokëve, miqëve dhe kolegëve të tij që e deshën aq shumë dhe që u tronditën po aq shumë nga ikja e tij e parakohshme. Ishte në vitin e 51 të jetës , plot energji, dedikim ndaj të sëmurëve dhe shumë kurajoz. 
Gjashtë degët e zgjedhura me kujdes në dekorin e kësaj peme nga Dr.Mentor Petrela, duken si një simbolikë e fortë e  dekadave  të jetës së tij , ndonënse ai iku pikërisht sapo dekada e 6-të nisi. Dr. Petrela zgjedh pak fjalë për ta rikujtuar sot në vendosjen e këtij kujtimi shumë ndjerë por prek me fuqinë e tyre.
Në sytë e mjekevë drejtuar pemës, lexohen kujtimet me Drinin apo fjalët e fundit që ai përcolli me ta. Kokëulur, të heshtur dhe shumë të prekur nga mungesa e tij, të gjithë bashkohen nga dashuria e pakushtëzuar që kishin për Drinin.
Dr. Drini ishte neurolog me një eksperiencë pune klinike 25 vjeçare. Ai besonte se vënia e një diagnoze të saktë është kyç në gjithë procesin e menaxhimit të sëmundjes. 
Ulliri përvec se symbol i paqes, shihet edhe si një simbol i traditës dhe një dëshmitar i epokave të shkuara. Ai është bartës i trashëgimisë. Kështu do të lulëzojë edhe pema e Drinit  ndër breza, ku çdo degë e gjethe e saj do sfidojë harresën dhe puna e shpirti i Drinit do të përjetësohen edhe mbi tokë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme