“Një penel që s’di të ndalet”/ Engjell Ndocaj realizon dokumentarin për piktorin Rahmi Dervishaj

“Një penel që s’di të ndalet”, është dokumentari më i fundit i realizuar nga Engjell Ndocaj. Në qendër të dokumentarit është personazhi Rahmi Dervishaj, një shofer i thjeshtë që me kalimin e viteve, timonin e ka zëvendësuar me penelin, pasi në prag pensioni iu zgjua dashuria për artet pamore.
Edhe pse në moshën 81-vjeçare, ai vazhdon ende në timon.
Tërë jetën ka punuar me kamione të rëndë, por këto 20 vitet e fundit kohën ia ka kushtuar pasionit të hershëm, pikturës.
Ai është historia e një dashurie për jetën që vazhdon e s’pyet për moshën ashtu si dhe peneli i tij që s’di të ndalet, duke realizuar edhe tri ekspozita.
Siç e pohon edhe ai vetë, natyra është frymëzim i artit të tij, pasi lindja, perëndimi i diellit dhe gjithçka që na rrethon, janë mbresat e një shoferi, sipas tij.
Jeta dhe Arti i Rahmi Dervishaj, do të vijë premierë sonte në orën 20:30 në kanalin RTSH1HD.
Gazetare: Ornela Ceka
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




