Njerëzit po hanë kruese dhëmbësh të skuqura, qeveria e Koresë së Jugut i paralajmëron: Ndaloni, e rrezikshme!
Ministria e sigurisë së ushqimit e Koresë së Jugut i ka bërë thirrje publikut që të mos hanë kruese dhëmbësh të skuqura pasi videot në mediat sociale që promovojnë praktikën e pazakontë u bënë virale. Në Korenë e Jugut, krueset e dhëmbëve janë të bëra nga niseshteja e patates së ëmbël ose misrit.
Paralajmërimi zyrtar u lëshua pasi një seri videosh të shkurtër u shfaqën në TikTok, Instagram dhe YouTube që tregonin mënyra të ndryshme për të gatuar kruese dhëmbësh.
Pamjet tregojnë kruese dhëmbësh të skuqura në tigan, të spërkatura me djathë të grirë, salcë dhe erëza të ndryshme.
Por ndonëse krueset e dhëmbëve janë bërë nga niseshteja e patates së ëmbël ose misrit dhe kanë ngjyrë të gjelbër nga ngjyra e ushqimit, ministria paralajmëroi se siguria e tyre si produkt ushqimor nuk ishte verifikuar.
“Ju lutemi mos i hani,” thuhet në një postim në X, i njohur më parë si Twitter. Zyrtarët i përshkruan produktet e biodegradueshme si sende higjienike që nuk i nënshtrohen të njëjtave rregullore sigurie si ushqimi./ Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




