Njohja e pensioneve me Italinë dhe situata në rajon, Begaj takohet me Hasanin

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të enjte (8 shkurt) me Ministrin e Jashtëm, Igli Hasani. Në qendër të diskutimeve mes dyshes, ka qenë situata në rajon, përmbyllja e marrëveshjes për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali, si dhe dekretimi i ambasadorëve të rinj.
Takimi u njoftua nga kreu i shtetit i cili publikoi një foto në rrjetin social Facebook, duke bërë me dije dhe temat se diskutimit.
“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”, shkroi Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




