Nuk ka fitore për Real Madridin, ndalet nga Villareali

Spanjë | 6 vite më parë

Real Madridi është ndalur me një barazim 1-1 nga Villareali, ndeshje kjo e vlefshme për Kampionatin Spanjoll, La Liga e cila rikthehet në aksion pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare, përcjell KosovaPress.

Mysafirët e nisën furishëm takimin duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me golin e Marianos i cili u asistuar nga mbrojtësi Dani Carvajal.

Epërsia e Real Madridi zgjati deri në minutën e 76’ kur Moreno barazoi shifrat pas golit të realizuar nga pika e bardhë.

Pas kësaj xhiroje, Real Madridi pozicionohet në vendin e katërt me 16 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme