Nuk ka fitues në “Etihad”, City dhe Arsenali ndahen në paqe

Angli | 3 vite më parë

Zhgënjen disi supersfida e kampionatit anglez midis Mançester Sitit dhe Arsenalit që përfundon në barazim pa gola 0-0.

Me një paraqitje të mirë në mbrojtje, Arsenali largohet nga “Etihad Stadium” duke ruajtur një pikë epërsi ndaj Manchester City, tashmë i treti, -3 pikë nga kryesuesit e Liverpul.

Vendasit kanë kontrollin e ndeshjes, por i afrohen golit vetëm me një goditje me kokë nga Akè në pjesën e parë dhe një gjuajtjeje nga Kovacic në pjesën e dytë.

“Topçinjtë” përpiqen të godasin në kundërsulm me Gabriel Jesus. Në fund të takimit Haaland gabon nga dy hapa, nga ana tjetër Trossard ndalohet nga Ortega.

Dy skuadrat ndajnë nga një pikë dhe i vetmi që festoon është Liverpuli, që falë suksesit me përmbysje përballë Brajtonit ngjitet I vetëm në krye të renditjes së Premier Ligës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme