Numërimi i votave/ PS kryeson në Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pogradec

Politikë | 3 vite më parë

Kandidatët e Partisë Socialiste kanë kryesuar në Bashkinë e Maliqit, Devollit, Kolonjës dhe Pogradecit. Sipas rezultateve të bëra me dije nga gazetari i RTSH, Llazi Saro, kandidati i PS për Maliqin, Gëzim Topçiu kryeson me 200 vota ndaj kundërshtarit të tij Alfred Gega i cili kandidoi nën logon e “Bashkjë Fitojmë”. Po ashtu, edhe në Devoll, kandidati socialist Eduard Duro nga 7 kuti numërimi, ka marrë 1305 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Elvis Hajdërlli ka marrë 1226 vota.

Në bashkinë e Kolonjës ka përfunduar numërimi i 4 kutive të votimit, ku kandidati socialist Erion Isai ka marrë 572 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Et’hem Lumani ka siguruar 312 vota.

Në Pogradec kryeson kandidati socialist Ilir Xhakolli me 466 vota në 3 kuti votimi që janë hapur deri më tani, ndërsa Zini Tollozina i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 362 vota.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme