Nurellari: Blinken uron Serbinë në ditën kombëtare. Ja mesazhi! | “3D” në RTSH

Analisti Adri Nurellari i ftuar në 3D, kushtuar vizitës disa orëshe në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, solli në vemendje se dita e sotme 15 shkurti, koinçidoi me Ditën Kombëtare të Serbisë. Në një letër që zoti Blinken u ka dërguar autoriteteve serbe, janë përcjellë mesazhe që ju përcollën edhe autoriteteve të Shqipërisë. Zoti Nurellari tha se në mesazh është vlerësuar partneriteti strategjik mes SHBA dhe Serbisë, është kërkuar të çohet më përpara kjo marrëdhënie, të shtohet bashkëpunimi në sektorin e enerigjise, ekonomisë dhe mbrojtjes, ndërsa shpreh vlerësimin për mbështetjen që i ka dhënë integrietit të Ukrainës, pjesmarrjes në misionet e huaja etj.
Në vlerësimin e Nurellarit “Përtej ngjyrave të ndezura që i japim Amerikës takimi i sotëm në Tiranë është i rregullt dhe nuk ka ndonjë bujë të madhe”. Duke ju referuar vizitave të sekretarëve amerikanë të shtetit në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit, 6 të tilla, Nurellari tha se ky nuk është ndonjë intensitet shumë i madh shkëmbimesh. “Ne nuk mund të themi që kjo është një gjë e rrallë për Shqipërinë” tha ai.
Por sjellja e politikës shqiptare tregon pazotësi dhe për këtë arsye opinioni shqiptar i ka sytë nga SHBA. Në këtë kontekst analisti Nurellari nënvizoi se marrëdhënie e Shqipërisë me SHBA është shumë speciale, por shtoi se “Vizita e Blinken nuk ishte peshqesh për Ramën”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



