Objektet fluturuese në hapësirën ajrore amerikane, qëllime tregtare! SHBA: Nuk ishin dashakeqe

Botë | 4 vite më parë

Dy ditë pas rrëzimit të një objekti fluturues mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, mbi liqenin Huron në Michigan, SHBA pasi mblodhi të gjitha mbetjet nga balona, ka dalë në konkluzionin se ka patur qëllim tregëtar. Shtëpia e Bardhë tani ka zbutur spekulimet, duke deklaruar se balona ka patur qëllim komercial dhe të mirë.

“Komuniteti i inteligjencës po konsideron si një shpjegim kryesor se këto mund të jenë thjesht balona të lidhura me ndonjë qëllim komercial ose të mirë. Ne nuk shohim asgjë që tregon tani për të qenë pjesë e programit të spiunazhit të PRC [Kinës]”, tha zëdhënësi i sigurisë kombëtare, John Kirby.

Raketat e shtrenjta Sidewinder, që kushtojnë qindra mijëra dollarë secila, rrëzuan objektet mbi Alaskë, territorin Yukon të Kanadasë dhe liqenin Huron në Michigan gjatë një periudhe tre-ditore.

Një ditë më parë, Ushtria amerikane mori në dorë pjesë të rëndësishme nga rrëzimi i balonës së dyshuar kineze. Zyrtarët amerikanë thonë se balona në lartësi të madhe e kishte origjinën në Kinë dhe përdorej për vëzhgim, por Kina tha se ishte thjesht një aeroplan për monitorimin e motit që kishte humbur rrugën.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme