OBSH: Covid-19, ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm

“Mbetemi optimistë se brenda vitit të ardhshëm bota do të hyjë në një fazë të re në të cilën shtrimet në spital nga COVID-19 do të ulen dhe vdekjet do të bien në nivelin më të ulët të mundshëm”, kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus teksa thekson se sëmundja është ende në gjendje emergjence globale.
Drejtori i OBSH thekson rëndësinë se përpos pikës kalimtare që ndodhet, situata e COVID ka ende nevojë për një menaxhim të kujdesshëm.
“Pandemia ka të ngjarë të jetë në një pikë kalimtare që vazhdon të ketë nevojë për menaxhim të kujdesshëm për të kufizuar ndikimet e mundshme negative”, thekson ai.
Ndërsa shënohen tre vjet pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, më shumë se 6.8 milionë njerëz kanë humbur jetën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




