OKB: Konflikti i armatosur mund të sjellë katastrofë humanitare në Sudan

Botë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka paralajmëruar se dhuna në Sudan rrezikon të shkaktojë një katastrofë humanitare që mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë teksa vendi ka vendosur armëpushimin prej 72-orësh.

Që nga fillimi i konfliktit të armatosur, qytetarëve të Khartoumi u është thënë të qëndrojnë brenda edhe pse furnizimet me ushqim dhe ujë kanë mbaruar.

Bombardimet kanë goditur infrastrukturën kryesore, si tubacionet e ujit, që do të thotë se disa njerëz janë detyruar të pinë nga lumi Nil.

Qeveritë e huaja shpresojnë gjithashtu se kjo do të lejojë evakuimet e vazhdueshme jashtë vendit. Vendet janë përpjekur të evakuojnë diplomatët dhe civilët e tyre ndërsa luftimet janë ndezur në pjesët qendrore, me popullsi të dendur të kryeqytetit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se do të fillojë evakuimin e nënshtetasve britanikë dhe të afërmve të tyre, transmeton BBC.

Nga ana tjetër, SHBA ka bërë të ditur se po shikon mundësinë e rifillimit të pranisë së tyre diplomatike në Sudan, edhe pse Blinken e ka përshkruar gjendjen atje si shumë sfiduese.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme