OKB: Më shumë se 4,400 civilë ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës

Pothuajse 10,000 civilë ukrainas janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës, sipas Kombeve të Bashkuara.
Shifrat e publikuara nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriutsot bëjnë me dije se 4452 civilë janë vrarë, ndërsa 5531 janë plagosur.
Shumica e viktimave dhe plagosjeve janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet dhe sulmet me raketa ajrore, sipas OKB.
Sipas tyre, shifrat aktuale janë dukshëm më të larta se ato të raportuara, me viktima nga zonat e luftimeve të ashpra që ende nuk janë vërtetuar./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




