Olimpiada ballkanike e matematikës, Andi Zhgaba përfaqëson Shqipërinë në Maqedoninë e Veriut

Studenti i vitit të 3-të në Universitetin “Fan Noli “ në Korçë Andi Zhgaba ka përfaqësuar Shqipërinë, në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Zv/Rrektori i këtij Universiteti Arto Adili sqaroi se do të ofrohet mbështetje financiare për të gjithë ata studentë, të cilët do të vendosin të ndjekin programet e studimit të Matematikës.
Prej 14 vitesh në Universitetin “Fan.S.Noli” në Korçë ofrohen drejtimet e studimit në Matematikë-Informatikë dhe Matematikë-Fizikë, nga të cilat janë përgatitur studentë cilësorë.
Një prej tyre, është Andi Zhgaba, student në vitin e 3-të në drejtimin Matematikë-Fizikë, i cili për herë të parë ka përfaqësuar këtë Universitet si dhe Shqipërinë, në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës, edicioni i 17-të i të cilës, këtë vit u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut
Për studentët, të cilët do të vendosin të ndjekin programet e studimit të Matematikës, Zëvendës Rektori Dr. Arto Adili bën të ditur se do të ofrohet mbështetje financiare ndërsa shton se do të jepet ndihmë edhe për përgatitjen e maturantëve për provimin e matematikës, të cilit duhet t’i nënshtrohen në përfundim të arsimit të mesëm
Adili shton më tej se Olimpiada Ballkanike e Matematikës pas 2 vitesh do të zhvillohet në qytetin e Korçës dhe për të gjithë organizimin e saj do të kujdeset Universiteti “Fan.S.Noli”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




