Operacioni antidrogë “Rrjeti”/ Dalin para Gjykatës 45 të arrestuarit, Prokuroria kërkon burg për 37 persona

Prej orës 08:00 të mëngjesit të së dielës kanë dalë para trupit gjykues 45 personat e arrestuar nga policia e Elbasanit, përmes operacionit antidrogë të koduar “Rrjeti” dhe që u realizua dy ditë më parë.
Dyzet e pesë të akuzuarit po njihen me vlerësimin e masave të sigurisë, ku Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës arrest me burg për 37 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 8 dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerë.
Përmes megaoperacionit të realizuar në disa qytete si: Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd, gjatë të cilit u shkatërrua plotësisht një grup kriminal dhe pjesërisht tre të tjerë, Prokuroria firmosi 52 urdhër arreste, ku u ekzekutuan 45 dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim.
Pesë nga 7 të shpallurit në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë Shqipërisë.
Nga të dhënat bëhet e ditur se, 11 prej të arrestuarve rezultojnë të dënuar edhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.
25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti.
Dyshohet nga Policia se, 10 prej tyre janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë megaoperacionit “Rrjeti”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.
45 të arrestuarit nga policia gjatë megaoperacionit “Rrjeti”
Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli,
Emiljan Dinja,
Ledi Nergjoni,
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku
Gazetare: Flutura Tota
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




