Operacioni “Kreshta të pastra”/ Po punonte në parcel, kapet 33-vjeçari në Mat, asgjesohen 350 bimë kanabis

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e Matit ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi kultivonte kanabis në fshatin Macukull.

Blutë e Matit kanë asgjësuar 350 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Macukull, ndërsa vunë në pranga 33-vjeçarin i cili tentoi t’i largohej policisë. Kjo është faza e dytë e operacionit policor “Kreshta të pastra”, ndërsa në fazën e parë, policia asgjësoi 164 bimë kanabis.

Policia e Matit sqaron se “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, konstatuan të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Macukull,  350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”.

33-vjeçari ishte duke punuar në njërën prej parcelave në momentin që është arrestuar.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme