Operacioni “Ndërthurja”/ 3 të arrestuar për shitjen e narkotikëve, në kërkim 23-vjeçari

Një tjetër ri u prangos nga Policia e Kurbinit në vijim të një operacioni të shpallur më parë kundër shitjes së narkotikëve në qark.
Operacioni “Ndërthurja” i 27 qershorit zbuloi një lokal në zonën e Laçit të përshtatur për shitjen me doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Lokali ishte pajisur me kompjutera me lojëra për të mitur dhe të rinj. Nën arrest u vunë pronari i lokalit dhe një kamerier.
Në vijim të aksionit disamujor, këtë të enjte (3 gusht), blutë e Kurbinit vunë në pranga një 23-vjeçar. Në kërkim u shpall edhe bashkëmoshatari i tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




