Operacioni “Tempulli”/ Elbasan, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 26-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit kombëtar antikanabis “Tempulli”.

26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Policia po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

“Si rezultat, në lagjen “28 nëntori”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e bluve të Elbasanit. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme