Operacioni “Tempulli”, vihet në pranga 36-vjeçar. Shiste drogë afër shkollave në Berat

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 36-vjeçar është vendosur në pranga pasi është kapur në flagrancë duke shitur doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle në Berat.  Ndërsa proceduar në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.

“Në bazë të këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë ndërhynë në këtë ambient, ku arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në lagjen “11-janari”.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtorin e 36-vjeçarit, shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në lagjen “11-janari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në lavazh, policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme