Opozita bjelloruse, nderohet me Çmimin për të Drejtat e Njeriut, “Saharov”

Botë | 6 vite më parë

Çmimi i këtij viti për Lirinë e Mendimit Saharov iu akordua opozitës në Bjellorusi. Parlamenti i BE-së nderon kështu përpjekjet paqësore për demokraci të kundërshtarëve të presidetit bjellorus Alexander Lukashenkos dhe opozitën demokratike bjelloruse të përfaqësuar nga Këshilli i Koordinimit, aktivistë politikë si Svetlana Tihanovskaja dhe personalitete të shoqërisë civile si fituesja e Çmimit Nobel për letërsinë Svetlana Alexievitsh.

Frankreich Europäisches Parlament in Straßburg (picture-alliance/dpa/A. Vitvitsky)

Parlamenti i BE-së është institucioni i parë që nderon protestat me një çmim në nivel ndërkombëtar. Çmimi që u akordohet luftëtarëve të shquar për të drejtat e njeriut, do të jepet në 16 dhjetor. Çmimi për Lirinë e Mendimit mban emrin e fizikanit sovjetik, disidentit dhe fituesit të Çmimit Nobel për Paqë Andrei Saharov (1921-1989).

Ndihmë e konsiderueshme për opozitën

Politikani opozitar bjellorus Valery Tsepkalo mendon se lëvizja kundër Lukashenkos forcohet në mënyrë të konsiderueshme nga Çmimi Saharov. Çmimi do të thotë që populli Bjellorus nuk është i vetëm në përballjen me “këtë regjim diktatorial”, tha Tsepkalo për Deutsche Wellen. “Populli bjellorus e ndjen më tepër mbështetjen si nga bashkësia evropiane ashtu edhe nga ajo botërore.” Ai shpreson që regjimi aktual do të marrë fund brenda disa muajsh, tha Tsepkalo në intervistë për DW, që njerëzit të kenë mundësi për të ndërtuar një shtet të lirë, demokratik dhe sovran.

Honduras Berta Caceres (Gustavo Amador/Agencia EFE/Imago Images)

Berta Caceres

Përveç opozitës bjelloruse në rrethin e ngushtë të të përzgjedhurve për çmimin ishin edhe aktivistja për mjedisin nga Hondurasi Berta Cáceres, e cila u vra në vitin 2016,  dhe aktivistë të tjerë mjedisorë, si dhe kryepeshkopi i qytetit verior të Irakut Mosul, Najib Michail Musa. /dw


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme