Organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni/ Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 51-vjeçari në Dibër

Aktualitet | 3 vite më parë

Është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 51-vjeçari i dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Apelit në Napoli, pasi akuzohet për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, kanë organizuar operacionin në Peshkopi, ku kanë arrestuar  51-vjeçarin Fehmi Meziu (Mëziu), banues në Dibër, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Policia sqaron se “Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.        

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme