Organizonte lojëra fati, procedohet 31-vjeçari dhe dy klientët

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka nisur një procedim penal ndaj një 31-vjeçari në Mat, i cili organizonte në lokalin që e kishte marrë me qira, veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Nën hetim janë vënë gjithashtu dhe dy klientë, që u kapën duke kryer këtë veprimtari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter me faqe aktive për baste online,  një printer, 48 bileta dhe një shumë parash që dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit mësohet se gjithashtu janë proceduar penalisht dhe dy klientë, që u kapën duke kryer këtë veprimtari.

“Sekuestrohet një  kompjuter, një printer, 48 bileta llotarie dhe një shumë parash. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër,  evidentuan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme” thuhet në njoftim.

Gjithashtu sipas policisë mësohet se, “në përfundim të veprimeve të para hetimore, nisi procedimi penal për shtetasin E.K., menaxheri i lokalit;  dhe dy klientët shtetasit E.C., 28 vjeç; D.K., 25 vjeç,  banues në Burrel,  për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme