OSHEEGroup publikon planin e masave për furnizimin me energji elektrike gjatë festave

Aktualitet | 3 vite më parë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, nëpërmjet një postimi në faqen online, bëri të ditur se po zbaton një plan masash për të siguruar furnizim sa më të mirë me energji elektrike për të gjithë abonentët përgjatë gjithë muajit dhjetor dhe festave të fundvitit.

Sipas OSHEE-së, gjatë ditëve të fundit janë kryer disa procese mirëmbajtje të cilat kanë për qëllim rritjen e kapacitetit të transformatorëve në nënstacionet për zona ku rritet ngarkesa gjatë festave.

“Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEEGroup, po zbaton planin e masave për të siguruar një furnizim sa më të mirë me energji elektrike për të gjithë të gjithë abonentët përgjatë gjithë muajit festiv. Ditët e fundit janë kryer disa procese mirëmbajtje me rëndësi për rritjen e kapacitetit në transformatorët e n/stacioneve të zonave ku ngarkesa rritet gjatë festave. Kemi ndërhyrë edhe në pjesë përbërëse të këtyre n/stacioneve, organizimit të stafit dhe vendosjes në dispozicion të bazës materiale për drejtorinë e Tensionit të Lartë. Qëllim primar mbetet furnizimi sa më cilësor i abonenteve me energji elektrike.”, thuhet në njoftimin e OSHEEGroup.

/rtsh.al/

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme