Pacquiao vs Golovkin, planifikohet sfida e legjendave të boksit

Trajneri i mirënjohur i boksit Freddie Roach ka deklaruar sot se boksieri filipinas Manny Pacquiao, të cilin ai e ka stërvitur për dy dekada, mund të përballet me kazakun Gennady Golovkin. Një duel i madh mes dy veteranësh dhe ikonave të sportit të dorezave. Pacquiao, 41 vjeç, kampion bote në peshën “welter” (kategoria WBA), mund të synojë të shpallet kampion bote në një Divizion ku nuk ka dueluar kurrë, siç është pesha e mesme. Në këtë peshë duelon Golovkin (38 vjeç), ku gjithashtu është kampion bote (mban titujt e kategorive IBF dhe IBO). “Pacquiao nuk dëshiron thjesht të duelojë, por të përballet me më të mirët. Njëri prej tyre është edhe “Triple G” Golovkin. Mund të duket pak çmenduri, por aspak e pamundur”, tha Roach. Filipinasi (67 fitore, 7 humbje e 2 barazime) ka qenë kampion bote në 8 kategori të ndryshme peshe, por asnjëherë nuk ka garuar në peshën e mesme. Golovkin është një nga boksierët më të mirë në historinë e peshës së mesme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




