Padrejtësitë e diktaturës staliniste, 50 vjet nga revolta e Spaçit ende pa drejtësi

Sociale | 4 vite më parë

Në 50 vjetorin e revoltës më të madhe kundër diktaturës stalinistë në Shqipëri e cila nisi pikërisht në 21 maj të 1973 në ambientet e burgut të Spaçit, dhe ditës ndërkombëtare të drejtësisë, Autoriteti për Informimin Mbi dokumentet e Ish Sigurimit të shtetit organizoi një aktivitet në kryeqytet. Dëshmitë e familjarëve të atyre që u masakruan në këto burgje edhe sot janë një prej  provave më të forta që ende në drejtësinë shqiptare nuk po marrin vendimin e merituar.

Kryetarja e Autoritetit tregon së në këtë 50 vjetor të revoltës së Burgut të Spaçit duhet të reflektojmë dhe të kujtojmë.

Ndërtimi i kampeve të punës së detyruar dhe zbatimi i vendimeve penale të kohës për zotin Fehmi Sufaj nëndrejtor i Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve ka qenë pothuajse absurd dhe gjakatar.

Në 21 maj të vitit 1973 të burgosurit e Spaçit, të lodhur prej punës së rëndë, ushqimi i keq, dhuna fizike dhe nëpërkëmbja e dinjitetit shpërthyen në një revolt masive e cila zgjati 3 ditë. Kjo revoltë përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste por edhe të lëvizjes për liri dhe demokraci. Kjo revolt u shtyp me egërsi nga autoritetet komuniste të cilët përdorën edhe ushtrinë dhe pasojat për të dënuarit do të ishin tepër fatale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme