Pak orë pasi la spitalin, reagon Rama: Jam mirë, kthehem shpejt mes jush

Pak orë pas daljes nga ambientet e QSUT-së, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se shumë shpejt do i rikthehet jetës politike.
Më tej, kreu i qeverisë ka falënderuar personelin shëndetësor për përkujdesjen që kanë treguar ndaj tij.
“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.
Ju dua shumë, Edi”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.
Kreu i qeverisë la mëngjesin e sotëm ambientet e spitalit pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua një ditë më parë për heqjen e apendicitit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



