Pak para fillimit të Fest ’62, moderatori Kledi Kadiu: Emocione të mëdha

Kulturë | 3 vite më parë

Pak minuta para fillimit të Fest ‘62, një nga moderatorët e Festivalit, Kledi Kadiu ka treguar emocionet e tij. Në një lidhje direket nga Pallati i Kongreseve me Arjola Shehun, Kadiu u shpreh se emocionet janë të mëdha, por theksoi se janë bërë shumë prova në mënyrë që Festivali të shkojë siç duhet.  

“Emocionet janë të mëdha, mëzor po pres të futem, kemi bërë shumë prova. Emocionet janë gjithmonë të ndryshme, unë bëj një zanat tjetër, jam balerin, por është një pikëpamje tjetër. Këngët janë shumë të bukura. Me bashkëprezantuesit e tjerë u gjetëm shumë mirë që në fillim, ishte natyrale. Nuk njihesha me ta më parë, u njohëm nëpërmjet instagramit, më pas në WhatsApp që bënim disa prova, por dukej sikur njiheshim me kohë”, u shpreh ai.

Kledi Kadiu vjen nga fusha e baletit, ndërsa shprehet se moderimi nuk është shumë i thjeshtë për të, por shtoi se “armët” e tij janë  thjeshtësia dhe natyraliteti.

“Unë falënderova për përzgjedhjen në radhë të parë Bojkenin sepse ishte ai sebepi që unë të vija këtu. Të them të drejtën nuk është e lehtë sepse unë nuk vij nga prezantimi, por besoj se thjeshtësia dhe natyraliteti do të ndihmojë”, thekso ai.

A do të ketë Kledi Kadiu në këtë natë të parë të Festivalit ndonjë performancë në kërcim?

“Mund të ketë ndonjë improvizim të vogël, ndoshta me ndonjërën nga prezantueset”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme