Paloka: Procesi zgjedhor u manipulua, kërkojmë SPAK kqyrjen e kompjuterave të votimit

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon se në zgjedhjet e 14 majit është përdorur edhe falsifikimi elektronik në bashki si Kamza, ku votimi ishte elektronik.
Deputeti Edi Paloka tha se në dosjen e prezantuar, faktohen vetëm një pjesë të shkeljeve, pasi sipas tij janë shumë.
Paloka tha se për aq kohë sa Rama të jetë në pushtet nuk do të ketë zgjedhje të lira pasi sipas tij, sistemi tij qeverisës ka gjetur forma për të manipuluar dhe shantazhuar. Sipas Palokës institucionet janë përdorur për t’ju marrë votën qytetarëve.
“PD tashmë ka një dosje voluminoze me faktet e farsës zgjedhore që ndodhi më 14 maj, janë bërë shumë vite tashmë që Rama që kur ka ardhur në pushtet, çdo zgjedhje vetëm ka gjetur forma për të manipuluar dhe shantazhuar. Që kur ka ardhur Rama në pushtet nuk ka pasurkurrë zgjedhje të lira, duket që sistemi i ngritur prej tij synon të njëjtën gjë, sa të jetë Rama në pushtet nuk do të ketë zgjedhje. Dosja është voluminoze por ne sjellim disa nga shkeljet kapur gjatë votimit në Kamës dhe Vorë”.
Paloka tha se faktet janë dërguar deri në SPAK e Gjykatë ndërsa tha se PD do vazhdojë të denoncojë shkeljet e bëra në zgjedhje.
“Këto fakte janë dërguar dhe në KAS, SPAK dhe Prokurori për ndjekje penale, pasi krimet zgjedhore janë krime penale por rezultatet janë zero, pasi për fat të gjitha institucionet janë të kapura”, tha Paloka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




