Panairi i punës në Universitetin Politeknik të Tiranës, punësimi i studentëve dhe praktika mësimore

Sociale | 3 vite më parë

Përfaqësuesit e 51 kompanive në vend janë vendosur sot në ambientet e Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik për të punësuar studentë dhe për tu ofruar atyre praktika mësimore.

Studentët e Universitetit Politeknik të cilët janë të interesuar për një vend pune apo edhe për praktika mësimore i janë drejtuar sot panairit të punës i ngritur në ambientet e Korpusit Qendror te Universitetit Politeknik.

Të rinjtë e interesuar patën mundësi të dorëzonin CV-të dhe të intervistoheshin nga përfaqësuesit e 51 kompanive pjesëmarrëse.

Mundësinë për tu punësuar duket se kanë jo vetëm studentët e mirë por të gjithë ata që kanë dëshirë të punojnë, ndërsa praktikat mësimore kërkohen në së shumti nga studentët e viteve të para dhe të dyta ku nevoja për eksperiencë është edhe më e madhe.

Ballafaqimi i studentëve me  tregun e punës është një ndër praktikat më të mira të universiteteve, pasi i jep mundësi atyre të përshtatin kurrikulat me nevojat që ka tregut për të përgatitur të rinjtë të aftë për punë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme