Panairi i qershive, fermerët: Më pak prodhim, më shumë fitim

Fermerët e fshatit Godolesh të Elbasanit të cilët njihen për kultivimin e qershive thonë se ky vit ka qenë ndër më të mirët sa i takon çmimit dhe shitjes së frutit.
Ashtu si në shumë vende të tjera edhe në Godolesh prodhimi ka qenë më i pakët se vitin e shkuar për shkaqe që lidhen kryesisht me kushtet atmosferike. Fermerët janë të kënaqur me fitimin ndërkohë që çmimi vijon të mbetet i lartë nga 150-200 lekë për kg.
Për të vijuar një traditë të hershme bashkia e Elbasanit organizoi edhe këtë vit panairin e qershisë nën moton “Qershi dhe dashuri” si një mënyrë për të promovuar këtë kulturë e cila deri më sot mbetet ndër burimet kryesore që iu siguron të ardhura banorëve të kësaj zone të thellë të Elbasanit.
Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë panairit të qershisë i munguan qershitë.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




