Panairi ”Vinitaly 2023”, Krifca: Pasaportë autentike e verës shqiptare me pjesëmarrjen në panair

Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, vizitoi stendën e Shqipërisë dhe zhvilloi një takim me prodhuesit shqiptarë të verës të pranishëm në panair.
Ajo e cilësoi një moment historik pjesëmarrjen e prodhuesve shqiptarë të verërave në një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës.
Ministrja e Bujqësisë , Frida Krifca gjatë vizitës në panairin e verërave në Itali e cilësoi një moment historik pjesëmarrjen e prodhuesve shqiptarë të verërave në një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë në “Vinitaly 2023”.
Ministrja tha se, përfaqësimi i kësaj industrie në kuadër të Ballkanit të Hapur është një eksperiencë shumë e mirë me rezultate konkrete në zhvillimin e tregtisë.
Krifca tha se “ne jemi gati së bashku me prodhuesit e kësaj industrie që dhe me mbështetjen e programeve të ndryshme të qeverisë kanë ngritur një infrastrukturë të teknologjisë bashkëkohore të prodhimit të verës për të sjellë një prodhim jo vetëm cilësor por edhe mjaft karakteristik të tokës tonë”.
Nga ana tjetër Krifca shtoi se shumë shpejt do kalojë ligji i ri të verës duke i ardhur në mbështetje nevojave aktuale të këtij sektori i cili është në rritje, është modernizuar dhe nëpërmjet ligjit të ri formalizohet dhe çel rrugën drejt eksporteve duke ruajtur identitetin e vreshtave dhe verës autoktone shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




