Panariti largohet nga LSI: Ftesë për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka vendosur të ndërpresë angazhimin e tij si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Me anë të një postimi ën rrjetet socialie, Panariti u është shprehur se ky vendim vjen për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.
“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme”, ka theksuar Panariti.
“Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje”, ka shtuar ai.
“Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, ka përfunduar Panariti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




