Panele diellore mbi tarracën e kryeministrisë, Rama: Do të shtrihet edhe në institucione të tjera

Shumë institucione në vendin tonë, duke filluar që nga kryeministria, do të shfrytëzojnë edhe energjinë diellore nëpërmjet paneleve.
Lajmi është bërë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili, në rrjetin e tij social Instagram, ka publikuar momente nga puna për vendosjen e paneleve diellor mbi ndërtesën kryesore të qeverisë.
Sipas tij, programi i vendosjes së paneleve diellore do të jetë jo vetëm në kryeministri, por edhe në shumë institucione të tjera.
“Kjo është Kryeministria, ku po jetësohet faza e parë e programit të energjisë diellore, e cila shtrihet në një sërë institucionesh”,- shkruan Rama në Instagram.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




