Paneli B40- Veliaj takohet me homologun e Athinës: Rrisim bashkëpunimin mes dy qyteteve

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar këtë të hënë (22 prill) me homologun e Athinës, Haris Doukas në nisje të panelit të B40-të.
Lajmi u njoftua nga vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili deklaroi se Athina dhe Tirana do të vijojnë të ushqejnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre.
“I lumtur të takoja kryetarin e Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, ku shkëmbyem ide për të rritur akoma më shumë bashkëpunimin midis dy qyteteve nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe gjithashtu kënaqësi të isha pjesë e panelit të B40 të cilën Tirana e kryeson këtë vit”, shkruan Veliaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




