Paolo Maldini drejt Premier Ligës, e kërkon Newcastle

Angli | 3 vite më parë

Në kampin e Newcastle është e sigurt që Dan Ashworth, drejtori aktual sportiv i klubit, do të vazhdojë karrierën te Manchester United. Për këtë arsye pronarët e klubit kanë nisur të kërkojnë një menaxher të ri të zonës teknike.

Lidhur me këtë, shkruan gazeta “The Independent”, në shënjestrën e klubit anglez janë dy emra. I pari është ai i Hugo Vianës, arkitekti i Sportingut të Lisbonës, lider aktual i kampionatit portugez, ndërsa tjetri është një legjendë e Milanit si Paolo Maldini.

Ish-kapiteni i kuqezinjve ka qëndruar pushim që nga 6 qershori 2023 kur u zyrtarizua fundi i marrëdhënies së tij me Milanin. Ndërprerje e shkaktuar nga një ndryshim i thellë pikëpamjesh me RedBird, fondin amerikan që drejtohet nga Gerry Cardinale dhe që ka në pronësi Milanin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme