Papa Françesku për luftën në Ukrainë: Kievi duhet të ketë kurajon të ngrejë flamurin e bardhë

Në një intervistë regjistruar muajin e shkuar nga transmetuesi zvicerian RSI, Papa Francesku është shprehur se Ukraina duhet të ketë kurajon të ngrejë flamurin e bardhë dhe të negociojë dhënien fund të luftës me Rusinë.
Në intervistë, e cila do të transmetohet e plotë në datën 20 mars, Ati i Shenjtë u pyet për mendimin e tij në lidhje me debatin mes atyre që thonë se Ukraina duhet të dorëzohet pasi nuk ka qenë e aftë të zmbrapsë forcat ruse dhe atyre që thonë se duke u dorëzuar, legjitimohen veprimet e më të fortit.
Në pyetje, intervistuesi përdori termin flamur i bardhë.
“Mendoj se më i forti është ai që shqyrton situatën, mendon për popullin tij dhe ka kurajon të ngrejë flamurin e bardhë dhe të negociojë, u shpreh Papa, duke shtuar se “bisedimet duhet të zhvilloheshin me ndihmën e ndërkombëtarëve”.
Fjala negociatë është plot kurajo. Kur e sheh që je mposhtur dhe gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet të kesh kurajon të negociosh, vijoi Ati I Shenjtë. BE mësohet se kjo është hera e parë që Papa Francesku përdor fjalë të tilla si flamur i bardhë apo mposhtje në lidhje me luftën në Ukrainë, megjithëse në të shkuarën ka folur për nevojën për negociata.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha papa kishte përdorur termin flamur i bardhë të paraqitur nga intervistuesi për të treguar nevojën për të ndalur armiqësie për të arritur një armëpushim me kurajon e negociatave.
“Ndoshta mund t’i vij turp përsa i përket negociimit, por sa të tjerë duhet të in në luftë? Mos kini ndrojë dhe turp nga bisedimet, u shpreh Ati i Shenjtë, i cili në pjesën e intervistës ku flitej për luftën mes Izraelit dhe Hamasit theksoi se të negociosh nuk do të thotë të dorëzohesh”.
Muajin e shkuar, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri me dije se 31 mijë ushtarë ukrainas dhe dhjetëra mijëra civilë ishin vrarë që fillimi i pushtimit rus në shkurt të 2022-it
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




