Papunësia, Xhepa: Struktura e tregut të punës nuk favorizon të rinjtë, biznesi duhet të marrë masa

Shkalla e papunësisë tek të rinj është shtuar vitet e fundit. Për ekspertin Selimi Xhepa parë nga këndvështrimi ekonomik , vjen si pasojë e tregut të punës.
Të rinjtë shqiptare të grup moshës 16-29 vjeç sipas INSTAT janë në përqindjen më të ulët të Europes që punojnë e studiojnë njëkohësisht.
Të dhënat zyrtare tregojnë shkalla e papunësisë për të rinjtë në këtë grupmoshë është 27,1 %.Sipas ekspertit Selimi Xhepa pare nga këndvështrimi ekonomik kjo vjen si pasojë e tregut të punës .
Për Xhepën sipërmarrësit janë në limit për të bërë projekt afatgjatë të punësimit të të rinjve.
Ndërkohë që vetë të rinjtë shpreh pesimist për qëndrimin e punësimin në vend.
Por ka edhe student të huaj që i pëlqen jeta shqiptare e nuk ngurojnë të kërkojnë punë në vendin tonë.
“Unë studioj dhe punoj në Shqipëri dhe më pëlqen shumë jeta shqiptare dhe pas universitetit kam dëshirë të vijoj qëndrimin tim këtu” thotë një student i huaj.
Gazetare Amela Koçerri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




