Paraqitje në Premier, Milner barazon Rajan Gigsin

Në 2002-in bota ishte shumë ndryshe. Kancelari i Gjermanisë ishte Gerhard Shrëder ndërsa celulari më i shitur ishte Nokia 6610. Brazili shpallej për herë të fundit kampion i botës. Por po në atë vit debutoi edhe një djalosh i ri 16-vjeçar me fanellën e Lids Junajtid.
Bëhet fjalë për Xhejms Milner, i cili mbrëmjen e kaluar, në ndeshjen kundër Uest Hemit, rregjistroi ndeshjen e tij të 632-të në Premier Ligë. 37-vjeçari në këtë duel arriti Rajan Gigsin, i cili ishte i dyti për nga paraqitjet në kampionatin më të rëndësishëm në ishull.
Në këtë klasifikim vendin e parë e mban Garet Berri me 653 ndeshje të luajtura në Premier. Milner, i cili u lidh me Brajtonin falë një kontrate 1-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër, ka shumë shanse që të tentojë të arrijë rekordin e lakmuar.
Vetë lojtari nuk ka fshehur një ambiecie të tillë, në përfundim të ndeshjes ishte optimist se mund të bëhej ai lojtari me më shumë prezenca në Premier.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




