Parcelë kanabisi në Repartin e Zall-Herrit, Gjykata lë në burg tre ushtarakët

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre ish-pjesëtarë të repartit ushtarak të Zall-Herrit të akuzuar në lidhje me kultivimin e një parcele me 125 rrënjë kanabisi.

Tre ushtarakët e akuzuar për shpërdorim detyre janë Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda në pozicionet e shefit të Seksionit të Sigurisë, specialistit për Zbulimin dhe specialistit të Sigurisë. Të hënën para trupës gjyqësore ata e mohuan fajësinë.

Ushtarakët u liruan nga detyra në fundjavë me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërsa hetimet kanë nisur edhe për komandantin e repartit dhe tre ushtarakë të tjerë.

Avokatët pretendojnë se ata nuk mund të mbajnë përgjegjësi pa një akt ekspertimi se ishin kultivuesit e lëndëve narkotike.

Sipas mbrojtjes, eprorët e tre të pandehurve ishin paralajmëruar për terrenin e thyer dhe pamundësinë e tyre për të kontrolluar rreth 140 hektarë territor në pronësi të repartit.

Parcela me kanabis u zbulua pas vëzhgimit nga ajri të një zone të pyllëzuar, në bashkëpunim me Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake. Sipas burimeve të policisë, 125 bimët ishin mbjellë rreth 2 muaj më parë dhe kishin arritur një lartësi mbi 50 cm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme