Parkimi pranë Stacionit të Trenit, Rama: Pritet të përfundojë brenda një viti, do furnizohet me energji diellore

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin pranë Stacionit të Trenit në Tiranë për Parkimin Publik me gjashtë nivele.
Godina, që pritet të ndërtohet për një vit, do të shërbejë për vendosjen e 450 mjeteve dhe do të furnizohet me energji diellore.
Ndërkaq në parkun e madh urban “Vala” po përfundojnë punimet për hapësirën komunitare, që do u shërbejë fëmijëve e të rriturve.
“Në kantierin e Parkimit Publik me 6 nivele pranë Stacionit të Trenit, një tjetër vepër e rëndësishme publike në dispozicion për 450 mjete dhe evente të ndryshme në një hapësirë të posaçme në nivelin e sipërm; godina pritet të përfundojë në harkun e një viti dhe do të furnizohet me energji diellore, ndërkohë që në parkun e madh urban “Vala” ku po përfundojnë punimet, fëmijë e të rritur do të kenë hapësirën e tyre komunitare aty ku deri dje kishte mbeturina e makina të parkuara me vend e pa vend,” tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




